
Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për të "rrëzuar" termocentralet dhe urat e Iranit, nëse regjimi iranian nuk arrin një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
Ai gjithashtu ka zbuluar se po dërgon përfaqësues përsëri në Pakistan për bisedime të mëtejshme paqeje. Delegacioni amerikan do të mbërrijë atje nesër në mbrëmje, sipas Trump.
Në një postim të gjatë në platformën e tij Truth Social në minutat e fundit, presidenti amerikan i përgjigjet drejtpërdrejt mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani përsëri dje, e cila përfshinte disa sulme ndaj anijeve.
Trump kishte pohuar më parë, në një postim tjetër në Truth Social të premten, se Irani kishte rënë dakord të mos e mbyllte më kurrë ngushticën.
“Po ofrojmë një MARRËVESHJE shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ta pranojnë, sepse nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo termocentral dhe çdo urë në Iran. Ata do të shemben shpejt, do të shemben lehtë dhe, nëse nuk e pranojnë MARRËVESHJEN, do të jetë nderi im të bëj atë që duhet bërë''- shkruan Trump mes të tjerash duke theksuar se ''s'do jem më djalë i mirë''. Versus.al


