BOTA /

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Trump: Për 47 vjet kanë brohoritur 'vdekje Amerikës'

Shkruar nga Versus

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Trump: Për 47 vjet kanë

Ashtu siç ishte paralajmëruar me largimin e stafeve diplomatike, SHBA dhe Izraeli ndërmorën një sulm ndaj Iranit mëngjesin e kësaj të shtune duke e konsideruar atë ‘sulm parandalues’. Njoftimin për këtë sulm e dha vetë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Katz i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak se pret që të ketë sulme me raketa nga Irani.

Në Teheran u raportuan sirena dhe shpërthime të forta. Mediat e huaja raportojnë se sulmi që po zhvillohet kundër Iranit pritet të jetë më i gjerë krahasuar me bastisjet ajrore të qershorit ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Vetë Trumpi e konfirmoi pjesëmarrjen e SHBA në këtë sulm.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm. Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,”- u shpreh Trump në fjalimin tetë minutësh. Versus.al

Poll