BOTA /

Shefi i kuzhinës, shqiptar nga Kosova, Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndrojnë kuqezinjtë

Shkruar nga Versus

Shefi i kuzhinës, shqiptar nga Kosova, Vuçiç telefonon  
Mbrëmjen e sotme në Leskovac, skuadra e Serbisë do masë forcat me Shqipërinë.

Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj sfide, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është shqiptar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.

Poll