BOTA /

Shfaqen pamjet 4 liderëve të Hamasit përpara se të vriteshin

Në mes të pamjeve filmike, për disa sekonda shihet një takim të nivelit të lartë, ku janë të pranishëm Deif, Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, Yahya Sinwar, udhëheqësi i organizatës në Gaza, dhe Marwan Issa, zëvendëskomandanti i krahut ushtarak.

Shkruar nga Versus

Shfaqen pamjet 4 liderëve të Hamasit përpara se të vriteshin

Në fundjavë, grupi militant Hamas ka publikuar një video tre minutëshe që përmban pamje të papara më parë të ish-udhëheqësve të tij të vrarë gjatë operacioneve ushtarake izraelite në vitet e fundit. Videoja, e cila duket të ketë për qëllim forcimin e mitit të rezistencës, përfshin figura kyçe të organizatës, përfshirë Mohammed Deif, ish-kreun e krahut ushtarak të Hamasit, dhe disa udhëheqës të tjerë të njohur të lëvizjes.

Videoja fillon me pamje të Mohammed Deif, i cili shfaqet duke folur për luftën e Hamasit kundër “tiranëve të Izraelit”. Gjatë materialit, shfaqen pamje të raketave që hidhen në Izrael, skena të pushtimit të 7 tetorit, parada ushtarake dhe klipe propagandistike që synojnë të paraqesin forcën dhe qëndresën e grupit militant.

Në mes të pamjeve filmike, për disa sekonda shihet një takim të nivelit të lartë, ku janë të pranishëm Deif, Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, Yahya Sinwar, udhëheqësi i organizatës në Gaza, dhe Marwan Issa, zëvendëskomandanti i krahut ushtarak. Të gjithë këta udhëheqës u vranë nga ushtria izraelite gjatë operacioneve të zhvilluara në vitin 2024, përfshirë Deif, i cili është konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme të grupit.

Prania e këtyre liderëve në video, si dhe tonet heroizuese që shoqërojnë pamjet e tyre, forcojnë imazhin që Hamas po përpiqet të krijojë: udhëheqësit e tij të vdekur janë martirë dhe simbole të pandërprera të rezistencës ndaj Izraelit.

Një element i veçantë që bie në sy është përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke përfshirë një imazh që duket të jetë prodhuar me këtë metodë. Ky është një tregues i qartë i mënyrës se si Hamas po përdor mjetet teknologjike për të përforcuar mesazhet e tij propagandistike dhe për të përhapur një narrativë të re në betejën e informacionit.

 

Poll