BOTA /

Shkatërrime dhe protesta të dhunshme në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Keir Starmer njofton takim urgjent

Protestuesit e dhunshëm, shumë nga jashtë qytetit, hodhën tulla ndaj policisë dhe një xhamie lokale, vunë zjarr dhe hodhën shishe, ku si pasojë më shumë se 50 oficerë mbetën të plagosur

Shkruar nga M.H
Shkatërrime dhe protesta të dhunshme në Mbretërinë e
Foto ilustruese

Në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka patur trazira, sulme dhe protesta të dhunshme, për gjashtë ditët e fundit, pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Merseyside.

Protestuesit e dhunshëm, shumë nga jashtë qytetit, hodhën tulla ndaj policisë dhe një xhamie lokale, vunë zjarr dhe hodhën shishe, ku si pasojë më shumë se 50 oficerë mbetën të plagosur. 

Shumë nga protestuesit ishin mbështetës të së djathtës ekstreme, tha policia britanike, dhe dhuna në përshkallëzim është përshkruar si "grup i së djathtës ekstreme" nga kryeministri. 

Që nga ajo ditë, protesta janë mbajtur në Londër, Rotherham, Middlesbrough, Liverpool, Bolton dhe Irlandën e Veriut.

Një takim urgjent do të mbahet nga kryeminstri ditën e sotme në Downing Street, pasi rebelët përfshirë shumë nga e djathta ekstreme, sulmuan hotelet ku strehonin azilkërkuesit dhe shkaktuan trazira në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës.

Protestuesit antiracistë ndoqën protestuesit nga një xhami në Middlesbrough ditën e djeshme.

Rebelët thyen xhamat e shtëpive dhe makinave dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë.

Nderkohë, Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, ka thënë se parlamenti nuk do të tërhiqet "për momentin" për të debatuar mbi trazirat, por numri i thirrjeve për ta bërë këtë po rritet.

Policia e Cleveland njoftoi se u arrestuan 43 persona në qytet./ Versus.al

Poll