Një incident ajror serioz është regjistruar më 6 korrik 2025 në hapësirën ajrore të Federatës Ruse, mbi Republikën e Tuvas, ku dy avionë kinezë janë afruar në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar një përplasje frontale në ajër.
Fatmirësisht përplasja u shmang për pak metra, duke evituar një tragjedi të mundshme që do të kishte prekur drejtpërdrejt edhe qytetarë europianë e italianë.
Ukraina në pritje të ndihmës ushtarake nga Trump, në tryezën e diskutimeve edhe raketat Tomahawk
Bëhet fjalë për fluturimin e linjës ajrore Air China, me numër CA967, i cili operon rregullisht nga Shanghai drejt aeroportit të Milanos Malpensa, dhe një avion cargo i kompanisë SF Airlines.
Të dy aeroplanët u afruan në një distancë jashtëzakonisht të vogël prej 90 deri në 120 metra, çka përbën një shkelje serioze të standardeve të sigurisë ajrore.
Sipas burimeve, kontrollorët e trafikut ajror rus e identifikuan në kohë rrezikun dhe dhanë menjëherë urdhrin për një manovër shmangieje.
Të dy avionët reaguan me shpejtësi dhe ndryshuan drejtim në mënyrë të koordinuar, duke evituar përplasjen në çastet e fundit.
Ngjarja, e cila ka ndodhur disa ditë më parë, është bërë publike vetëm së fundmi.
Nuk raportohet për të lënduar, por autoritetet përkatëse kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e incidentit.







