BOTA /

Shoqja e tij e klasës ndërroi jetë, Putin merr pjesë në nderimet e fundit

Shkruar nga Versus

 

Shoqja e tij e klasës ndërroi jetë, Putin merr pjesë në

Presidenti rus Vladimir Putin iu bashkua të pranishmëve të enjten për t'i dhënë lamtumirën shoqes së tij të klasës Irina Podnosova, kryetares së Gjykatës Supreme të Rusisë, e cila ndërroi jetë këtë javë në moshën 71-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, Putin dukej i trishtuar dhe i menduar ndërsa ishte ulur pranë anëtarëve të familjes së Podnosovas në një spital të Moskës ku arkivoli i saj i hapur ishte vendosur, i shoqëruar nga një roje nderi, që njerëzit t’i bënin nderimet e fundit.

Podnosova dhe Putin ishin shokë klase në Fakultetin e Drejtësisë në Leningrad (Shën Petersburgu i sotëm) gjatë viteve 1970.

Ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e afërta të asaj periudhe që më vonë u ngjit në poste të larta në institucionet shtetërore pas ardhjes në pushtet të Putinit.

Tags:

putin

Poll