BOTA /

Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Zelensky: Ai nuk respektoi SHBA-në, të kthehet kur të jetë gati për paqe

Shtëpia e Bardhë në postimin e saj në X ka publikuar edhe videon e largimit të presidentit ukrainas.

Shkruar nga Versus

Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Zelensky: Ai nuk respektoi

Takimi i Donald Trump me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ishte plot përplasje, pasi atmosfera u tensionua dhe presidenti amerikan pothuajse e përzuri presidentin ukrainas, duke i thënë që të kthehej kur të ishte gati për paqe.

Pas takimit, presidenti amerikan ka postuar në “Truth Social”, ku ndër të tjera thotë: “Volodymyr Zelensky nuk respektoi SHBA-në, të kthehet kur të jetë gati për paqe ”.

Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Zelensky: Ai nuk respektoi

Postimi i Donald Trump 
“Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. Mësuam shumë gjëra që nuk do të mund t'i kuptonim kurrë pa një diskutim nën një presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që vjen nga emocionet, dhe kam zbuluar se presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe .

Shtëpia e Bardhë postoi në X videon e largimit të Volodymyr Zelensky, me fjalët e Donald Trump: " Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të çmuar Ovale". Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe. – Presidenti Donald J. Trump.

 

Poll