BOTA /

"Shumë shpejt", Kremlini sinjalizon për raund të ri bisedimesh mes Trump dhe Putin

Pavarësisht komenteve të Trumpit mbi paradën ushtarake të Kinës, një takim mes tij dhe Putinit është ende i mundur.

Shkruar nga Versus
"Shumë shpejt", Kremlini sinjalizon për raund të ri
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohen përsëri në vazhdim për një raund të ri bisedimesh njëjtë si ato në Alaskë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një interviste të dhënë të premten.

"Nuk kam dyshim se nëse presidentët e konsiderojnë të nevojshme, takimi i tyre mund të organizohet shumë shpejt. Ashtu siç u organizua shpejt takimi në Alaska", tha Peskov për median Argumenty i Fakty, duke iu referuar samitit Trump-Putin të muajit të kaluar.

Mesa duket nuk ka ndonjë hatërmbetje nga ana e Putin pavarësisht komenteve të bëra pak ditë më parë nga presidenti Donald Trump ndaj paradës ushtarake të Kinës. Trump tha se Xi Jinping, Putin dhe Kim Jong Un ishin bërë bashkë për të bërë komplot ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Versus.al

Poll