
Uji radioaktiv nga një bazë armësh bërthamore e Marinës Mbretërore rrjedhi në një liqen pasi tubat e vjetër shpërthyen vazhdimisht, tregojnë dokumente zyrtare.
Lëshimi i materialit radioaktiv në një liqen detar afër Glasgout shkaktohej nga dështimi i Marinës Mbretërore për të mirëmbajtur si duhet rrjetin prej 1,500 tubash uji.
Kjo depo ushtarak është një nga vendet më të sigurta dhe më sekrete ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar. Atje ruhen rezervat e kokave bërthamore për flotën prej katër nëndetëseve të klasës Trident, të cilat janë ankoruar afër.
Zbulimi pas një beteje të gjatë ligjore
Dokumentet e Agjencisë Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) tregojnë se gjysma e komponentëve në bazë kishin kaluar kohën e parashikuar të përdorimit në momentin e rrjedhjes.
SEPA thekson se përmbytjet u shkaktuan nga “mangësitë në mirëmbajtje”, gjë që rezultoi në lëshimin e “mbetjeve radioaktive të panevojshme” në formën e niveleve të ulëta të triciumit, që përdoret në kokat bërthamore.
Rrjedhja u zbuluar në një seri raportesh konfidenciale dhe emailesh që, pas një beteje ligjore, u dorëzuan portalit hulumtues "The Ferret" dhe u ndanë me "Guardian". Ministria e Mbrojtjes dhe SEPA u përpoqën të pengonin publikimin, por ministri skocez për informimin David Hamilton urdhëroi publikimin, duke thënë se kjo është kërcënim për "imazhin", jo për sigurinë kombëtare.
Shkaqet e rrjedhjes dhe pasojat
Dokumentet e SEPA-s tregojnë se tubat u prishën për herë të parë në 2010 dhe edhe dy herë në 2019. Një nga rrjedhjet në gusht 2019 lëshoi "sasi të konsiderueshme uji radioaktiv", i cili përmbyti zonën e menaxhimit të armëve bërthamore. Uji u kontaminua me nivele të ulëta të triciumit.
Megjithëse SEPA thekson se nivelet e radioaktivitetit janë shumë të ulëta dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, ata zbuluan se "mangësitë në mirëmbajtje dhe menaxhim" çuan në krijimin e panevojshëm të mbetjeve radioaktive.
Pas një hetimi të brendshëm, Ministria e Mbrojtjes premtoi 23 masa për parandalimin e incidenteve të ardhshme, duke pranuar se mungesa e gatishmërisë shkaktoi "konfuzion" dhe "mungesë komunikimi mbi rreziqet".
Megjithatë, në vitin 2021 tubat u prishën edhe dy herë, duke sjellë një inspektim të ri. SEPA tha atëherë se përparimi në zbatimin e masave të premtuara ishte "i ngadaltë dhe në shumë raste i vonuar".
“Shqetësues dhe skandaloz”
David Cullen, ekspert për armët bërthamore në think tank-un londinez "Basic", tha se incidentet e përsëritura janë tronditëse dhe përpjekjet për t'i fshehur janë "skandaloze".
Ministria e Mbrojtjes po drejton një program infrastrukture prej pothuajse dy miliardë paundësh për gati 10 vjet, dhe duket qartë që as në vitin 2022 nuk kishin një sistem adekuat menaxhimi të pasurive. Kjo qasje e papërgjegjshme është e zakonshme në programin e armëve bërthamore dhe është pasojë direkte e mungesës së mbikëqyrjes - tha ai./BBC
Radioactive water 'leaked into loch' from nuclear base https://t.co/ZrHUYoBqss
— BBC Scotland News (@BBCScotlandNews) August 9, 2025







