
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, kërkoi që Ukraina të marrë masa të menjëhershme kundër korrupsionit në mënyrë që vendet e Bashkimit Europian të kenë besim.
Wadephul i dha mesazh të qartë homologut ukrainas Andrii Sybiha se “nevojitet luftë vendimtare ndaj korrupsionit për të ruajtur besueshmërinë e ndihmës nga Perëndimi”.
Wadephuli deklaroi se ministrat e G7-s rikonfirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe institucionet e saj të pavarura në luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
