BOTA /

Sot Hamasi liron pengjet, izraelitët mblidhen për të pritur të afërmit e tyre

Në fazën e parë Hamasi do të lirojë 20 pengje izraelite.

Shkruar nga Versus

Sot Hamasi liron pengjet, izraelitët mblidhen për të pritur

Sot qindra familje në Izrael janë mbledhur të Tel Aviv në sheshin e pengjeve ku presin që të lirohen të afërmit e tyre të marrë peng nga Hamasi prej dy vitesh. Pas marrëveshjes së paqes u dakordësua lirimi i të burgosurve palestinezë nga burgjet e Izraelit si dhe lirimi i pengjeve të mbetura gjallë dhe atyre që kanë vdekur, 28 persona.

Sipas mediave lirimi i pengjeve izraelite do të bëhet në 2 faza, e para në orën 08:00 të mëngjesit në korridorin Netzarim i cili ndaj Rripin e Gazës në lindje e perëndim, ndërsa faza e dytë në orën 10:00 të mëngjesit në zonën Jan Yunis në jug dhe në kampet në qendër të enklavës.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, tashmë në territorin e Gazës, po koordinon dorëzimin e pengjeve nga milicitë palestineze dhe dorëzimin e tyre të mëvonshëm ushtrisë izraelite, e cila do t'i çojë ata në bazën Reim pranë kufirit. Atje, ata do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të ribashkohen me familjet e tyre përpara se të evakuohen me helikopter në spitalet në periferi të Tel Avivit: Sheba, Beilinson dhe Ichilov.

Ndërkohë sot pritet të mbërrijë në Egjip edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Versus.al

Poll