Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballfaqohet në dialog televiziv me përfaqësues të protestuesve duke bërë thirrje që palët të kthehen në dialog.
"Serbia duhet të zgjidhë çështjet e veta përmes dialogut demokratik, jo dhunës. Ftoj përfaqësues të bllokuesve të diskutojmë publikisht për vizionet tona planet dhe prorgramet e së ardhmes"
Kërkesa e Vuçiç është hedhur poshtë nga përfaqësues të protestuesve dh studentëve që përmses një postimi në “X” kanë deklaruar se:
"Ne do të debatojmë vizionet tona dhe programet për të ardhmen gjatë fushatës zgjedhore, kur ai të thërrasë zgjedhjet"
Ulja e toneve vjen ndërkohë që në Beograd ndodhen përfaqësues të OSBE-së për të hetuar sulmet ndaj gazetarëve dhe kur Komisoneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, një qëndrim ky që konfirmon tashmë se Serbia është problem ndërkombëtar.







