COVID-19 mund të jetë një faktor i fuqishëm rreziku për sulmet në zemër dhe goditjet në tru për ato persona që kanë kaluar koronavirusin 3 vitet e fundit.
Studimi u publikua të mërkurën në revistën mjekësore Atherosclerosis, Thrombosis, and Vascular Biology. Ai mbështetej në të dhënat mjekësore të marra nga afërsisht një çerek milion njerëz të cilët ishin regjistruar në një bazë të dhënash të quajtur “Biobank UK”.
Njerëzit që u infektuan me COVID në vitin 2020, përpara se të kishte vaksina për të zbutur infeksionin, kishin dy herë më shumë rrezik për një ngjarje të rëndë kardiake si një atak në zemër ose goditje në tru ose vdekje, krahasuar me njerëzit që nuk u prekën.
Rreziqet e rritura të zemrës nga infeksioni nuk zvogëlohen me kalimin e kohës, zbuloi studimi.
"Nuk ka asnjë shenjë të zbutjes së këtij rreziku," tha autori i studimit Dr. Stanley Hazen, i cili drejton departamentin e Shkencave Kardiovaskulare dhe Metabolike në Klinikën e Cleveland. "Kjo është në fakt një nga gjetjet më befasuese.
Studiuesit e përfshirë në studim thonë se nuk e dinë saktësisht pse COVID ka efekte kaq të gjata në sistemin kardiovaskular.








