BOTA /

Suprizë në Francë/ Tronditet Le Pen, e majta e Frontit Popullor ngjitet e para, fillon festa: Të gjithë i urrejnë fashistët

Për momentin ka një rezultat suprizë pasi po udhëheq e majta e Frontit Popullor. Forca e Macron vjen e dyta, ndërsa Tubimi Kombëtar i Le Pen në të tretin

Shkruar nga B.SH
Suprizë në Francë/ Tronditet Le Pen, e majta e Frontit Popullor
Pamje nga festimet në Paris

Është mbyllur raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë.

Për momentin ka një rezultat suprizë pasi po udhëheq e majta e Frontit Popullor. Forca e Macron vjen e dyta, ndërsa Tubimi Kombëtar i Le Pen në të tretin

Qindra njerëz shpërthyen në brohoritje në rrugët e Parisit ndërsa u njoftua se Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë (NFP) parashikohej të mundte partinë e ekstremit të djathtë Rally National (RN), shkruan CNN.

Rezultati ishte një surprizë pasi RN mori drejtimin pas raundit të parë të zgjedhjeve.

Qindra njerëz brohorisnin ‘të gjithë i urrejnë fashistët’ teksa mbanin tabela në duar dhe përqafoheshin me njëri tjetrin.

Atmosfera në kampin e Le Pen në Bois de Vincennes në Paris u trondit një orë para mbylljes së qendrave të votimit.

Katër ditë pasi Macron thirri zgjedhjet, një grup partish u bashkuan për të formuar Frontin e Ri Popullor – një koalicion që synonte të ringjallte Frontin Popullor origjinal që bllokoi fashistët nga fitimi i pushtetit në 1936.

Aleanca e madhe dhe potencialisht e ndashme  përbëhet nga kandidati tre herë presidencial Jean-Luc Mélenchon, lider i partisë France Unbowed; socialistët; komunistët; ekologët; dhe Place Publique, të kryesuar nga anëtari i njohur i Parlamentit Evropian (PE) Raphaël Glucksmann.

 

 

 

 

Poll