BOTA /

Takimi trepalësh mes Trump, Putin dhe Zelenskyt, Kremlini e konfirmon: Kemi nisur përgatitjet

Më herët e njoftoi Trump, ndërsa tani e ka konfirmuar edhe Putin. Pritet që takimi të bëhet për arritjen e marrëveshjes që do t'i japë fund luftës në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Takimi trepalësh mes Trump, Putin dhe Zelenskyt, Kremlini e konfirmon: Kemi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të jetë i pranishëm në një takim trepalësh mes tij, presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Këtë lajm e konfirmoi ndihmësi i lartë i Kremlinit Yury Ushakov i cili tha sot se është arritur një marrëveshje që Putini të takohet me Trump në ditët në vijim duke theksuar se palët kanë nisur të punojnë për përgatitjet.

"Është e vështirë të thuhet se sa do të zgjasin këto përgatitje, por qëllimi është që takimi të zhvillohet javën e ardhshme”- tha Ushakov.

Në këtë mënyrë Rusia i dërgon mesazh SHBA-ve se është e gatshme të zhvillojë një takim ku më herët Trump pati njoftuar se do të jetë i pranishëm edhe Volodymyr Zelensky, pa praninë e liderëve të tjerë evropianë. Prej shkurtit të vitit 2022 Ukraina ndodhet nën agresionin ushtarak të Rusisë e cila synon pushtimin e fqinjit lindor. Kremlini synon që në marrëveshjen e propozuar për paqe rajonet e pushtuara, të njihen si pjesë e saj. Versus.al

Poll