BOTA /

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, pronari i furrës së bukës vret punonjësen dhe më pas veten

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, pronari i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çaste më parë afër Vushtrrisë në Kosovë, ku raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas medieve në Kosovë, autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina. Ai ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet të jetë punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një 19-vjeçari në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: