BOTA /

Thaçi: Nuk e shoh më veten në politikë, do i shërbej vendit tim si qytetar i lirë

Shkruar nga Versus

Thaçi: Nuk e shoh më veten në politikë, do i shërbej

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili prej 6 vitesh mbahet në paraburgimin e Hagës, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku ka folur për procesin gjyqësor dhe të ardhmen e tij politike.

Sa i takon jetës politike, Thaçi la të kuptohet se nuk e sheh më veten si pjesë e garës politike, por deklaroi se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit si qytetar i thjeshtë.

‘’Ju pyetni nëse jeta ime politike ka mbaruar. Unë e shoh garën politike pas meje, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit në të ardhmen. I përulem popullit të Kosovës që më ka treguar besim, respekt dhe mbështetje për vizionin tim politik për dy dekada. Gjithashtu shpreh mirënjohjen time të thellë për partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë punuar ngushtë me mua për të realizuar vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Ndihem i përmbushur në karrierën time politike’’, u shpreh Thaçi.

Mes të tjerash foli edhe për ndarjen nga jeta të babait të tij duke shprehur dhimbjen e madhe që nuk arriti të merrte pjesë në varrimin e të atit. Versus.al

Poll