BOTA /

Tmerri në Sumy / 31 të vdekur në Ukrainë nga sulmi rus të Dielën e Palmës - goditet autobusi me pasagjerë

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se numri i viktimave është rritur, pasi autoritetet lokale kishin raportuar fillimisht për 21 të vdekur. Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.

Shkruar nga Versus

Tmerri në Sumy / 31 të vdekur në Ukrainë nga sulmi rus

Të paktën 31 persona u vranë, mes tw cilwve edhe 2 fwmijw, ndwrsa më shumë se 80 u plagosën – përfshirë 10 fëmijë – në një sulm me raketa ruse në qendër të qytetit ukrainas të Sumy të dielën e Palmës.

Dy raketa balistike goditën zonat e banuara ndërsa turma njerëzish u drejtuan për në kishë duke mbajtur degë shelgu, siç është zakon në këtë ditë të veçantë për shkak të së Dielës së Palmave. Një nga raketat goditi një autobus elektrik plot me pasagjerë, duke shkaktuar kaos.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete të djegura, trupa në rrugë dhe shpëtimtarë të gjakosur që mbanin të mbijetuar.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se numri i viktimave është rritur, pasi autoritetet lokale kishin raportuar fillimisht për 21 të vdekur.

Tmerri në Sumy / 31 të vdekur në Ukrainë nga sulmi rus

Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe tha se “dhjetëra” njerëz humbën jetën nga sulmi me dy raketa.

“Sipas të dhënave paraprake, dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Vetëm ndyrësira të tilla mund të veprojnë kështu – duke ua marrë jetën njerëzve të zakonshëm”, tha ai.
Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje globale ndaj sulmit.

“Raketat balistike dhe bombat ajrore nuk janë ndalur kurrë përmes fjalëve. Ajo që nevojitet është një qëndrim ndaj Rusisë si ndaj një terroristi”, tha ai.

Sipas autoriteteve lokale, raketat "shkatërruan plotësisht" qendrën e qytetit dhe shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesat në qendër.

Ukraina kërkon vendosjen e raketave Patriot

Sulmi vjen gjatë një periudhe të bombardimeve intensive nga Rusia, pavarësisht faktit se Ukraina ka pranuar propozimin e SHBA për një armëpushim 30-ditor. Zelensky bëri thirrje për vendosjen e dhjetë sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot, duke theksuar se "bisedimet nuk ndalojnë raketat" dhe duke iu referuar vendosjes së fundit të sistemeve shtesë në Izrael për shkak të tensioneve në rritje me Iranin.

“Ne kemi nevojë për trajtimin që i përshtatet terroristëve”, theksoi Zelensky, duke shprehur mirënjohjen e tij për ata që mbështesin Ukrainën.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Tmerri në Sumy / 31 të vdekur në Ukrainë nga sulmi rus

Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve folën në ngjarje të ndara gjatë Forumit Diplomatik vjetor në Antalia, një ditë pasi i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi mundësitë për paqe.

“Ukrainasit na kanë sulmuar që nga fillimi, çdo ditë që kalon, me ndoshta dy ose tri përjashtime”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shtuar se Moska do t’i paraqesë SHBA-së, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare një listë të sulmeve të Kievit gjatë tri javëve të fundit.

Homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, e kundërshtoi ashpër atë pretendim, duke thënë të shtunën se Rusia shkrepi “gati 70 raketa, mbi 2.200 dronë dhe mbi 6.000 bomba ajrore në Ukrainë, kryesisht ndaj civilëve”, që nga marrëveshja për ndaljen e sulmeve.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: