BOTA /

Tony Blair në Kuvendin e Kosovës: S’pendohem për vendimin e bombardimeve ndaj Serbisë

Tony Blair u prit me duartrokitje në Kuvendin e Kosovës ku foli si një prej liderve që mori vendimin që NATO të bombardonte Serbinë për të shpëtuar shqiptarët.

Shkruar nga B.V
Tony Blair në Kuvendin e Kosovës: S’pendohem për vendimin e
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë- Ish-kryeministri britanik Tony Blari ka mbajtur sot një fjalim në Kuvendin e Kosovës në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit serbë.

Blair i cili ishte ndër udhëheqësit e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë në 1999-ën.

“Është nder për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë. 25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë… Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, u shpreh Blair ndër të tjera.

Ai solli në vëmendje negociatat që kishte bërë asokohe me liderë botërorë për vendimin e ndërhyrjes në Kosovë.

“Si kryeministër asokohe më kthehen shumë kujtime të negociatave me liderët botërorë dhe për kompleksitetin e vendimit në atë kohë lufte”- shtoi ish-kryeministri britanik.

Në përfundim të fjalës së tij, ai u bëri thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë sa më shpejt diçka të tillë. Versus.al

Poll