BOTA /

Tragjedi në Hagë/ Shpërthim në një bllok banesash, raportohet për 20 viktima (VIDEO)

Disa persona janë dërguar në spital, ndërsa raportohet për 20 të vdekur dhe njerëz nën rrënojat e ndërtesave.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Hagë/ Shpërthim në një bllok banesash,
Zjarrfikësit në rrënojat e një prej ndërtesave të shkatërruara

Holandë- Një shpërthim në një bllok banesash ka tronditur Hagën mëngjesin e sotëm duke lënë të shkatërruara disa apartamente.

Paraprakisht mediat e huaja raportojnë se si pasojë e shpërthimit, mund të kenë humbur jetën 20 persona, megjithatë shifrat pritet të përditësohen në vijim.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por sipas autoriteteve një makinë u largua me shpejtësi të madhe menjëherë pasi ndodhi ngjarja. Pesë apartamente janë shkatërruar si pasojë e shpërthimit, ndërsa deri më tani 4 persona janë nxjerrë nga rrënojat, mes tyre edhe një fëmijë.

Ekipet e policisë me qen nuhatës po bëjnë përpjekje për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës.

"Mendimet e mia shkojnë për viktimat, të gjithë njerëzit e tjerë të përfshirë dhe shërbimet e urgjencës që tani po punojnë në vendngjarje," deklaroi Schoof. Për të parë videon nga vendngjarja kliko: KëtuVersus.al 

Tags:

hage holande

Poll