
Një burrë ka vdekur në Holandë pasi është hedhur nga një balonë me ajër të nxehtë, njoftoi komuna e Zundert, në pjesën jugore të vendit, ku trupi u gjet në kopshtin e një shtëpie.
"Të shtunën në mbrëmje, ndodhi një incident fatal, një burrë u hodh nga një balonë me ajër të nxehtë mbi Zundert. Burri ra në një kopsht dhe vdiq", tha kryetarja e bashkisë në llogarinë e saj në Facebook.
“Mendimet tona janë me të pikëlluarit, operatorin e balonës dhe pasagjerët e tjerë”, shtoi ai.
Bashkia organizoi një seancë me psikologë për banorët vendas të cilët u tronditën nga incidenti.

