BOTA /

Tragjike/ Përsëritet historia, shembet çatia e një klubi nate, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ Përsëritet historia, shembet çatia e një klubi

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.

Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë.

Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë. Kujtojmë se një ngjarje e tillë ndodhi pak muaj më parë në Mqedoninë e Veriut në Koçan ku humbën jetën 60 persona.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: