BOTA /

Tronditet Greqia / Dy burra vr*sin e hedhin në lum 54 vjeçarin se... Motivi krimit, të lë pa fjalë

Çfarë pretendojnë dy të pandehurit për vrasjen e 54-vjeçarit? Ndaj tyre u ngrit ndjekje penale, rast pas rasti, për vrasje me dashje, bashkëpunim në vrasje, mbajtje pa leje të armëve dhe përdorim armësh. Kërkimi për trupin vazhdon

Shkruar nga Versus

Tronditet Greqia / Dy burra vr*sin e hedhin në lum 54 vjeçarin se...
Ata e vranë viktimën sepse ai u vodhi… pëllumba. Të pakten kështu pretendojnë dy të pandehurit për vrasjen e 54-vjeçarit, e cila ndodhi të shtunën vonë në mbrëmje, në Malgara të Selanikut.

Dy burrat, 43 dhe 44 vjeç, u paraqitën sot para prokurorit dhe ndaj tyre u ngritën akuza penale, për vrasje me dashje, bashkëpunim në vrasje, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve, furnizim dhe posedim të lëndëve narkotike, etj.

Sipas informacioneve, dy të pandehurit pretendojnë se mosmarrëveshjet që kishin me viktimën dhe incidenti i përgjakshëm ndodhi, sepse besonin se ai u kishte vjedhur pëllumba dhe jo për shkak të drogave të ndryshme që posedonin. Megjithatë, ky skenar specifik nuk duket se i bind autoritetet që hetojnë çështjen.

Dy të arrestuarit, sipas mediave greke, rrëfyen përfshirjen e tyre në krim dhe deklaruan se e hodhën trupin në ujërat e lumit Loudias pasi e lidhën më parë me tulla për t'u siguruar që do të arrinte në fund.

Krimi u zbulua në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një burrë njoftoi policinë, duke thënë se djemtë e tij panë vrasjen dhe dy të akuzuarit që ngarkuan trupin në një makinë dhe u larguan nga shtëpia. Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti një gëzhojë dhe disa orë më vonë i arrestoi dy burrat.

Ndërkohë, kanë vijuar kërkimet për trupin e pajetë në lumin Loudias “inç për inç” me varkë në një pikë specifike të lumit, e cila duket se ka qenë në qendër të hetimeve.

Dy të arrestuarve ju gjet dhe ju sekuestrua nga kontrollet në shtëpi:

-87.84- gramë metadon,
-11.30- gramë kokainë,
-10.67- gramë heroinë,
-4.57- gramë kanabis,
një peshore elektronike precize dhe
-230- euro.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit, në të cilin, siç u vërtetua, ishin vendosur targa false.  Në banesë është gjetur dhe një gotë dhe dhe njolla gjaku.  

 

Poll