BOTA /

Tronditet politika në Itali/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për Salvinin, ministri: Jam fajtor që kam mbrojtur Italinë

Prokuroria e Palermos ka kërkuar gjashtë vite burg për Matteo Salvinin pasi është përgjegjës për rrëmbimin dhe refuzimin të dokumenteve zyrtare në vitin 2019 kur ishte Ministër i Brendshëm.

Shkruar nga Versus
Tronditet politika në Itali/ Prokuroria kërkon 6 vjet burg për
Matteo Salvini, Giorgia Meloni

Prokuroria e Palermos ka kërkuar gjashtë vite burg për Matteo Salvinin pasi është përgjegjës për rrëmbimin dhe refuzimin të dokumenteve zyrtare në vitin 2019 kur ishte Ministër i Brendshëm.

 “Rrezikoj deri në pesëmbëdhjetë vjet burg sepse e mbajta fjalën ndaj votuesve” është shprehur  ministri para aktakuzës.

Duke shpjeguar, se " do t'i bëja të gjitha përsëri: mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është një krim ".

Pas kërkesës për dënim, Salvini më pas nënvizoi se "asnjë qeveri dhe asnjë ministër në histori nuk është fajësuar dhe gjykuar se ka mbrojtur kufijtë e vendit të tij. Neni 52 i Kushtetutës italiane thotë se mbrojtja e atdheut është Detyrë e shenjtë e qytetarit, unë deklaroj veten fajtor se kam mbrojtur Italinë dhe italianët , deklaroj veten fajtor se kam mbajtur fjalën”.

Salvini mori menjëherë solidaritetin nga kryeministrja Giorgia Meloni e cila është në koalicion me të.

“Është e paimagjinueshme që një ministër i republikës sonë sovrane të rrezikojë të dënohet me gjashtë vjet burg për kryerjen e detyrës, mbrojtjen e kufijve të kombit, siç kërkuan qytetarët me votën e tyre”, shkruan Meloni në rrjete sociale.

“Të bësh një krim detyrimin për të mbrojtur kufijtë e Italisë kundër imigracionit të paligjshëm, përbën një precedent shumë të rëndë. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Salvinin”, shtoi më tej kyreministrja italiane.

Çështja gjyqësore ka të bëjë me vendimin e Salvinit për të mos lejuar kur ishte ministër i brendshëm në gusht 2019  zbarkimi në Itali të 147 emigrantëve dhe refugjatëve që ishin shpëtuar nga anija e organizatës joqeveritare spanjolle 'Open Arm

Matteo Salvini akuzohet se u ka hequr lirinë emigrantëve dhe se ka refuzuar të vazhdojë me veprimet e imponuara nga aparati shtetëror./Versus.al

Poll