BOTA /

Trump akuzon Zelenskyn: Ti dhe Biden, përgjegjës për luftën! Rrezikojmë konflikt global

Shkruar nga Versus
Trump akuzon Zelenskyn: Ti dhe Biden, përgjegjës për luftën!
Zelensky dhe Trump

Pas sulmit me raketa balistike që vrau 35 persona në Sumy të Odesas, Rusia pretendoi se objektivat e saj ishin komandantët e ushtrisë ukrainase. Presidenti ukrainas, Volozymyr Zelensku u shpreh i ashpër ndaj Putin dhe ftoi presidentin Donald Trump për vizitë në mënyrë të të shikonte personalisht pasojat e pushtimit rus.

Ndërsa Trump i cili e ka zhvendosur vëmendjen e tij në luftën globale të tarifave, e konsideroi këtë si “gabim” dhe nuk ka gjasa të pranojë ftesën e Zelenskyt për vizitë në Ukrainë.

President amerikan po distancohet nga konflikti, pothuajse sikur të donte të mbrohej në rast se ndërmjetësimi i tij dështon.

“Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Joe Biden, jo e imja. Nëse do të kisha qenë president kur filloi, do ta kisha ndaluar atë në rrugën e saj,” thotë ai, duke përsëritur një moto të vjetër të tij. Por më pas ai akuzon edhe ish-presidentin e SHBA-së dhe vetë liderin ukrainas. “Presidenti Zelensky dhe i korruptuari Biden kanë bërë një punë absolutisht të tmerrshme që lejuan fillimin e kësaj faze të luftës. Unë thjesht po përpiqem të ndaloj shkatërrimin dhe vdekjen”, deklaroi ai. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: