BOTA /

Trump dhe Trudeau takohen në Mar-a-Lago pas paralajmërimeve për tarifa, kryeministri kanadez: Bisedë e shkëlqyer!

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, deklaroi të shtunën se kishte zhvilluar një “bisedë shumë pozitive” me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrëmjen e kaluar në resortin Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, sipas raportimeve nga Associated Press.

Shkruar nga Versus

Trump dhe Trudeau takohen në Mar-a-Lago pas paralajmërimeve për

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, deklaroi të shtunën se kishte zhvilluar një “bisedë shumë pozitive” me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrëmjen e kaluar në resortin Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, sipas raportimeve nga Associated Press.

Trudeau vizitoi rezidencën e Trump të premten mbrëma për një darkë private dhe u largua në orët e para të së shtunës. Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve që pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, të mbajtura në fillim të këtij muaji. Trudeau është gjithashtu i pari ndër liderët e G7-ës që ka takuar Trump pas zgjedhjeve.

Në një postim të publikuar të shtunën pasdite në Truth Social, rrjeti social i drejtuar nga presidenti i zgjedhur, Trump e përshkroi takimin si “shumë produktiv”. Ai theksoi se gjatë bisedës ata adresuan një sërë çështjesh të rëndësishme që kërkojnë bashkëpunim midis dy vendeve. Ndër këto çështje përmendën krizën e drogës, përfshirë përhapjen e Fentanylit, sfidat e imigracionit të paligjshëm, si dhe nevojën për marrëveshje tregtare që mbrojnë punonjësit amerikanë dhe zvogëlojnë deficitin tregtar të SHBA me Kanadanë.

Trump shtoi gjithashtu se diskutimet u zgjeruan në tema të tjera si energjia, tregtia dhe zhvillimet në rajonin e Arktikut.

Kjo vizitë e Trudeau u bë në sfondin e kërcënimeve nga Trump për vendosjen e një tarife 25% mbi mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika. Ai argumentoi se këto masa janë të nevojshme për të frenuar fluksin e drogës dhe emigrantëve që kalojnë kufirin. Komentet e tij u bënë publike të hënën, ku ai paralajmëroi se një ndër veprimet e tij të para ekzekutive pas marrjes së detyrës në janar 2025 do të ishte zbatimi i këtyre tarifave./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: