BOTA /

Trump e kërkon prej kohësh, sot njoftohet fituesi i çmimit Nobel për Paqe

Shkruar nga Versus

Trump e kërkon prej kohësh, sot njoftohet fituesi i çmimit

Sot në orën 09:00, pritet që në Oslo të Norvegjisë të shpallet fituesi i çmimit Nobel për Paqe dhe më pas më 10 dhjetor ky çmim do t’i dorëzohet personit ose organizatës fituese.

Në total janë paraqitur 338 nominime për çmimin prestigjoz, ku përfshihen 244 individë dhe 94 organizata. Çmimi i vitit 2024 iu dha Nihon Hidankyo-s, Konfederatës Japoneze të Organizatave të Vuajturve nga Bombat Atomike dhe H, "për përpjekjet e saj për të arritur një botë pa armë bërthamore".

Njohja nderoi fushatën dhjetëvjeçare të organizatës për të hequr armët bërthamore dhe për të ruajtur dëshmitë e të mbijetuarve të sulmeve me bomba atomike amerikane në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit në vitin 1945.

Ndërsa këtë vit juria që përcakton fituesin ka edhe një lloj “presioni” pasi ky çmim dëshirohet më së shumti nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili vazhdimisht ka pretenduar se ai e meriton pasi ka arritur t’u japë fund disa luftërave në botë. Versus.al

Poll