BOTA /

Trump firmosi marrëveshjen për Gazën, presidenti i Egjiptit: Epokë e re për gjithë Lindjen e Mesme

Shkruar nga Versus

Trump firmosi marrëveshjen për Gazën, presidenti i Egjiptit:

Presidenti i SHBA-ve; Donald Trump ishte sot në samitin rajonal të organizuar në Egjipt ku u firmos marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Hamasit me një plan prej disa pikësh për Gazën.

Sa u takon këtyre zhvillimeve,  presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi tha se përfundimi i luftës në Gaza duhet të shënojë përfundimin e të gjitha luftërave në rajon ndërsa njoftoi se Egjipti do të presë një samit për rindërtimin e Gazës.

Gjithashtu, al-Sisi theksoi se zgjidhja me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe atij izraelit për t’i dhënë fund konfliktit.”

“Paqja nuk ndërtohet nga shtetet dhe qeveritë, por nga njerëzit që besojnë se armiqtë e djeshëm mund të jenë miqtë e sotëm,” – u shpreh ai.

Teksa al-Sisi ftoi presidentin Trump në skenë, ai shtoi: “Dua të shpreh vlerësimin tim të madh për përpjekjet e presidentit Trump.” Versus.al

Poll