
Krahas Shqipërisë, edhe Kosova ka marrë një ftesë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës.
Lajmin e bëri me dije presidentja Vjosa Osmani e cila shprehu se ndihej e nderuar nga ftesa e Trumpit për të përfaqësuar Kosovën si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati” shkruan Vjosa Osmani. Versus.al

