Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë në sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit në vend.
"Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë eliminuar në një sulm të vetëm. Dhe po ecën shumë shpejt", tha Trump në një intervistë me Fox News.
Në një intervistë të veçantë me CNBC, ai tha se operacioni i SHBA-së në Iran ''po ecën më shpejt se sa parashikohej.''
Kur u pyet për rritjen e çmimit të naftës bruto, veçanërisht pas bllokadës pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit, presidenti amerikan ngriti supet: "Nuk shqetësohem për asgjë. Unë thjesht bëj atë që është e drejtë dhe në fund, gjithçka do të zgjidhet". /Versus.al


