BOTA /

Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore: Po blen sasi të mëdha nafte: Nuk u intereson sa njerëz po vriten në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat doganore për produktet që importohen nga India në SHBA, duke e akuzuar këtë vend se po përfiton nga tregtia me naftë ruse.

Shkruar nga Versus

Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore: Po

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar sot se do të rrisë ndjeshëm tarifat doganore për produktet që importohen nga India në SHBA, duke e akuzuar këtë vend se po përfiton nga tregtia me naftë ruse.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi:

“India jo vetëm që blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, por një pjesë të madhe të saj më pas e shet në tregun e hapur duke nxjerrë fitime të mëdha. Nuk u intereson se sa njerëz po vriten në Ukrainë nga makina ushtarake ruse.”

Ai paralajmëroi:

“Për këtë arsye, do të rris në mënyrë të konsiderueshme tarifat që India paguan për të eksportuar drejt SHBA.”

Trump nuk dha detaje mbi nivelin e ri të tarifave që synon të vendosë.

Javën e kaluar, ai kishte deklaruar gjithashtu se do të vendoste një tarifë 25% ndaj produkteve indiane, duke shtuar se India, e pesta ekonomi më e madhe në botë, do të përballet edhe me “një dënim shtesë”, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Ndërkohë, dy burime nga qeveria indiane i thanë agjencisë Reuters gjatë fundjavës se India do të vazhdojë blerjet e naftës ruse, pavarësisht paralajmërimeve të Trump.

Tags:

ukraine

Poll