Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim të gjatë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.
Donald Trump ka folur për luftën gati dyvjeçare që po zgjat mes Izraelit dhe Hamasit.
"Fatkeqësisht, Hamasi ka refuzuar vazhdimisht oferta të arsyeshme për paqe", thotë ai, raporton skynews.
"Tani, sikur për të inkurajuar konfliktin e vazhdueshëm, disa anëtarë të këtij trupi po kërkojnë të njohin në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez. Shpërblimi do të ishte tepër i madh për terroristët e Hamasit, për mizoritë e tyre. Kjo do të ishte një shpërblim për këto mizori të tmerrshme, përfshirë 7 tetorin", pohoi 79-vjeçari.
Në vend që "të dorëzohemi para Hamasit", ata që duan paqe duhet të jenë "të bashkuar në një mesazh", shton ai.
"Lironi pengjet tani, thjesht lironi pengjet. Tani", u shpreh presidenti amerikan dhe shtoi se "duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gaza. Duhet ta ndalim. Duhet ta përfundojmë. Duhet të fillojmë negociatat menjëherë. Duhet të negociojmë për paqe".
Ai përsëriti se pengjet duhet të lirohen, dhe jo me radhë, por të gjitha njëherësh. Versus.al






