Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin kontrollin e Groenlandës, por "Unë nuk do të përdor forcë, nuk do të përdor forcë", deklaroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Davos.
"Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe fuqi të tepërt, në të cilin rast do të ishim, sinqerisht, të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë. Kjo është ndoshta deklarata më e rëndësishme, sepse njerëzit menduan se unë do të përdor forcë. Nuk duhet të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë. E tëra çfarë Shtetet e Bashkuara kërkojnë është kjo copë e madhe akulli e quajtur Groenlandë", tha Trump.
Ai përfundoi: "Nëse evropianët thonë po, ne do ta vlerësojmë shumë. Nëse ata thonë jo, ne do ta kujtojmë."
Gjatë fjalimit, Trump u ndal edhe te lufta në Ukrainë, duke deklaruar se si presidenti rus Vladimir Putin ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “duan një marrëveshje”. Sipas tij, SHBA-ja po ndihmon Evropën dhe NATO-n për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa kërkoi një rol më të madh amerikan në procesin e paqes.
Trump nuk la pa kritikuar as energjinë e rinovueshme, veçanërisht turbinat me erë, të cilat i quajti joefikase dhe të dëmshme për ekonominë dhe mjedisin. Ai pretendoi se Kina përfiton financiarisht nga prodhimi i tyre, ndërsa vetë nuk i përdor gjerësisht./Versus.al


