BOTA /

Trump pas takimit me Erdogan: Fundi i luftës në Gaza, është shumë afër

Shkruar nga Versus

Trump pas takimit me Erdogan: Fundi i luftës në Gaza, është

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se u zhvillua një takim "shumë i suksesshëm" me udhëheqësit e Lindjes së Mesme në lidhje me luftën izraelite në Gaza, duke i sjellë palët më afër arritjes së një marrëveshjeje.

"Shumë vendime u morën gjatë takimit tim me udhëheqësit e rajonit dhe tani do të takohem me palën izraelite për të diskutuar çështjen", u tha Trump gazetarëve.

Ai theksoi se Uashingtoni dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza "menjëherë, jo në faza", duke shtuar se bindja e palës izraelite për të ecur përpara me një marrëveshje do të jetë pjesë e diskutimeve të tij të ardhshme. "Të gjithë duan të shohin një fund të luftës në Gaza", deklaroi ai.

Lidhur me zhvillimet në Siri, Presidenti i SHBA-së zbuloi se "një njoftim i rëndësishëm në lidhje me Sirinë pritet më vonë sot". Versus.al

Poll