Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoinjë breshëri komentesh kundër presidentit rus Vladimir Putin, si dhe një gazetari nga New York Times, mbi luftën në Ukrainë. Në një postim në platformën “Truth Social”, presidenti amerikan e përshkroi luftën në Ukrainë si “të humbur që nga dita e parë”.
Konkretisht, ai tha se "me gjithë këtë, nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat urbane, qytete dhe qyteza ditët e fundit", ndërsa akuzoi presidentin rus se ndoshta nuk dëshiron të ndalojë luftën, ai thjesht po luan me mua dhe duhet trajtuar në një mënyrë tjetër, përmes masave bankare ose sanksioneve dytësore".
“Shumë njerëz po vdesin!!!”, përfundoi Donald Trump, ndërsa në pjesët e mëparshme të postimit iu drejtua paraardhësve të tij, Joe Biden dhe Barack Obama.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë luftë budallaqe, përveç se në fillim i dhashë Ukrainës armatime, ndërsa Obama u dha atyre çarçafë. Kjo është lufta e Joe Biden, jo e imja."- shkruan mes të tjerave Trump.








