Të paktën katër persona u vranë sot nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në portin Shahid Rajai në qytetin e Bandar Abbas në jug të Iranit, sipas një raporti të ri të transmetuar nga televizioni shtetëror, ndërsa numri i të plagosurve është në qindra - më shumë se 500.
"Për fat të keq, të paktën katër vdekje janë konfirmuar nga shpëtimtarët", tha kreu i operacioneve të ndihmës për televizionin shtetëror iranian.
A massive explosion rocked the Shahid Rajaee port in #Iran’s southern city of Bandar Abbas on Saturday.
— Iran's Today (@Iran) April 26, 2025
The cause of the explosion has not yet been identified. pic.twitter.com/I443SwGsZs
Ky port i rëndësishëm për tregtinë ndodhet më shumë se një mijë kilometra në jug të Teheranit, pranë qytetit të madh të Bandar Abbas, pranë ngushticës së Hormuzit dhe sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, është porti më i madh tregtar i vendit.
Më shumë se 70% e mallrave të Iranit kalojnë përmes këtij porti, i cili kufizohet me ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilin kalon një e pesta e prodhimit botëror të naftës.
"Incidenti u shkaktua nga shpërthimi i disa kontejnerëve të ruajtur në zonën e portit të portit Shahid Rajai," tha zyrtari i shërbimeve lokale të shpëtimit Mehrad Hassanzadeh për televizionin shtetëror.








