BOTA /

Trump po përgatitet për një luftë tregtare me BE-në në "Ditën e Çlirimit" - Si do të përgjigjet Evropa?

Më 2 prill priten njoftime nga presidenti amerikan – Ai ka shpallur tarifa 25% për makinat e importuara

Shkruar nga Versus

Trump po përgatitet për një luftë tregtare me BE-në

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “ditën e çlirimit” për Shtetet e Bashkuara, kur qeveria e tij do të shpallë të ashtuquajturat tarifa hakmarrëse ose reciproke kundër vendeve të treta. Megjithatë, për vendet e Eurozonës, dhe veçanërisht ato më ekstrovertet, si Gjermania, këto masa të nxjerra nga "balta e historisë" do të bëjnë vetëm dëm në një kohë kur ekonomia e saj po përpiqet të rikuperohet nga stanjacioni i dy viteve të fundit.

Dhe tregjet, sidoqoftë, i konsiderojnë tarifat e Trump-it çdo gjë tjetër veçse çliruese, siç tregohet nga rënia e stoqeve dhe e dollarit që nga mesi i shkurtit. Në fakt, është tregues se Wall Street- i u rimëkëmb të hënën e kaluar, pas raportimeve se tarifat hakmarrëse do të ishin më të shënjestruara nga sa pritej, për të rënë sërish të mërkurën, kur presidenti amerikan njoftoi vendosjen e tarifave 25% për makinat e importuara dhe pjesët e makinave.

Komisioni Evropian është në pritje të njoftimeve nga Uashingtoni për t'u përgjigjur duke vendosur tarifa për importet e produkteve amerikane. 

Trump po përgatitet për një luftë tregtare me BE-në

Brukseli iu përgjigj tashmë vendosjes së tarifave 25% për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA (nga të gjitha vendet) në fillim të këtij muaji dhe tashmë po shqyrton kundërmasat ndaj tarifave për makinat, të cilat do të godasin një nga sektorët më të fortë të industrisë evropiane. Shifra kritike për Brukselin, megjithatë, do të jenë tarifat e shpallura nga SHBA të mërkurën, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së, do të zbatohen horizontalisht për të gjitha eksportet e vendeve anëtare të saj me një normë të vetme.

Ekziston një pasiguri e madhe për nivelin e tarifave hakmarrëse të SHBA-së, me vlerësime që variojnë nga një rritje në normën mesatare të tarifave prej 5 deri në 10 pikë përqindjeje. Vetë Trump tha javën e kaluar se tarifat do të jenë përfundimisht më të ulëta se sa pritej, gjë që mbetet për t'u parë. BE-ja do ta dijë, në çdo rast, brenda javës se sa do të rëndohen produktet e saj dhe do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.

Teorikisht, tarifat hakmarrëse duhet të synojnë të përputhen me tarifat që SHBA vendos për importet nga vendet e treta me tarifat që ato vendosin për produktet amerikane. Kjo korrespodencë, sipas pikëpamjes së evropianëve të shprehur në Uashington nga Komisioneri i Tregtisë Maroš Šefčovič , ekziston dhe për këtë arsye masa agresive e SHBA-së nuk është e justifikuar.

Trump po përgatitet për një luftë tregtare me BE-në

Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessant, ka thënë se në llogaritjen e tarifave hakmarrëse do të merren parasysh edhe pengesat e tjera tregtare, si taksa ndaj kompanive teknologjike apo mënyra e vendosjes së TVSH-së.

Sipas Gary Cohn, ish-CEO i Goldman Sachs dhe këshilltari kryesor ekonomik i Trump gjatë presidencës së tij të parë, masat e shpallura nga Uashingtoni do të shkaktojnë një tronditje të re në tregje, sepse ato do të vendosen në nivele artificialisht të larta për të shërbyer si bazë për negociatat me vendet e treta.

Në përpjekjen e Shefçoviçit për të diskutuar me homologët e tij amerikanë një rrugëdalje nga politika agresive tarifore, nga e cila në fund të gjithë dalin humbës, përparimi që është bërë ka qenë shumë i vogël, ndoshta sepse synimi i tyre është ta nisin diskutimin nga baza e tyre.

Trump po përgatitet për një luftë tregtare me BE-në

Përqendrimi i politikës së Trump mbi tarifat po rrit shqetësimin si tek konsumatorët ashtu edhe tek bizneset në SHBA. Pritjet e amerikanëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm u rritën në mbi 6% dhe indeksi i tyre i besimit ekonomik ra në nivelin më të ulët të katër viteve, duke ngritur shqetësime për një rënie të shpenzimeve konsumatore që do të ngadalësonte rritjen më shumë se sa pritej.

Pasi OECD dhe bankat e mëdha rishikuan në rënie parashikimet e tyre të rritjes për SHBA-në, javën e kaluar agjencia e vlerësimit Moody's, e cila kishte rishikuar perspektivën për vlerësimin e kreditit të SHBA (AAA) në negative në vitin 2023, paralajmëroi qeverinë amerikane se tarifat në fund të fundit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë për ekonominë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: