BOTA /

Trump rrezikon tërbimin e Melanias pasi e krahason me armikun e tij politik

Donald Trump mund të rrezikojë tërbimin e bashkëshortes së tij Melania Trump pas intervistës me Elon Musk në rrjetin social në pronësi të këtij të fundit, X, pasi e krahasoi atë me armikun e tij politik, Kamala Harris.

Shkruar nga Versus
Trump rrezikon tërbimin e Melanias pasi e krahason me armikun e tij politik
Kamala Harris, Donald Trump, Melania Trump

Donald Trump mund të rrezikojë tërbimin e bashkëshortes së tij Melania Trump pas intervistës me Elon Musk në rrjetin social në pronësi të këtij të fundit, X, pasi e krahasoi atë me armikun e tij politik, Kamala Harris.

Gjatët intervistës Trump komentori kopertinën e revistës Time ku në qendër të saj ishte kundërshtarja e tij për në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zëvëndëpresidentja, Kamala Harris.

Revista përdori një ilustrim të Harris me titullin "Koha e saj" dhe Trump komentoi se si ai ndihej dhe se i dukej si një fytyrë e njohur kur fliste me Musk gjatë bisedës së tyre në X.

“Ajo i ngjante shumë zonjës sonë të parë të madhe, Melania”, i tha Trump Musk-ut, teksa diskutonin për imazhin e kopertinës së numrit të së hënës.

Duke shqiptuar gabim emrin e kundërshtares së tij Trump u shpreh më tej:

'Ajo nuk dukej si Camilla, por sigurisht, ajo është një grua e bukur, kështu që do ta lëmë me kaq.'

Trump rrezikon tërbimin e Melanias pasi e krahason me armikun e tij politik
Kopertina e revistem Time

Historia e re e kopertinës së Time në Harris përmban frazën, "Momenti i saj", së bashku me një ilustrim bardh e zi të zëvendëspresidentes së SHBA-së.

Trump e quajti kopertinën e revistës  një "udhëtim falas" nga media dhe se imazhi e paraqiste atë sikur të ishte "aktorja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë". 

Revista ka marrë disa kritika për publikimin e historisë, për të cilën Harris nuk pranoi të intervistohej, mes zemërimit të republikanëve që ajo nuk ka marrë pjesë në një intervistë mediatike që kur Biden u largua nga fushata, duke i hapur rrugë asaj.

Pjesa më e madhe e bisedave mes Trump dhe Musk tingëllonte më pak si një intervistë  dhe më shumë si një bisedë mes aleatëve me mendje të ngjashme, shkruan Dailymail./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: