BOTA /

Teoritë radikale, miqësia dhe "sulmi kibernetik": çfarë të mbani mend nga intervista e Elon Musk me Donald Trump

Donald Trump dhe mbështetësi i tij i pasur Elon Musk shkëmbyen një antologji të teorive radikale të hënën, duke krahasuar emigrantët e paligjshëm me "zombët" ose duke folur për një "grusht shteti" kundër presidentit amerikan Joe Biden, gjatë një bisede në X, të vonuar kryesisht nga një "sulm masiv kibernetik".

Shkruar nga B.SH
Teoritë radikale, miqësia dhe "sulmi kibernetik":
Elon Musk dhe Donald Trump

Donald Trump dhe mbështetësi i tij i pasur Elon Musk shkëmbyen një antologji të teorive radikale të hënën, duke krahasuar emigrantët e paligjshëm me "zombët" ose duke folur për një "grusht shteti" kundër presidentit amerikan Joe Biden, gjatë një bisede në X, të vonuar kryesisht nga një "sulm masiv kibernetik".

Bosi i rrjetit social, gjithashtu në krye të Tesla dhe Space X, kishte premtuar një moment “shumë argëtues”.

Mbi të gjitha, Musk i lejoi zotit Trump të riciklonte temat e fushatës së tij në prani të një bashkëbiseduesi miqësor dhe i vendosur për të mos e kundërshtuar, ish-presidentin.

Ish-presidenti republikan premtoi edhe një herë "deportimin më të madh në historinë" e Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se fluksi masiv i emigrantëve nën administratën e Biden e ka rritur krimin.

"Ne kemi njerëz që grumbullohen sikur të ishte një apokalips, zombie," pranoi zoti Musk, i cili ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të ndërlikuar me zotin Trump, por e ka mbështetur publikisht atë që nga atentati kundër tij muajin e kaluar.

Gjiganti i teknologjisë shfrytëzoi rastin për të etiketuar Kamala Harris, konkurrenten e re të zotit Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, si një kandidate "e majta ekstreme".

Duke luftuar për të kundërshtuar entuziazmin e krijuar nga hyrja e zonjës Harris në garë, Trump vuri në dyshim legjitimitetin e saj.

Heqja dorë e presidentit aktual Joe Biden nga kandidimi për president në SHBA, për shkakt të dyshimeve për shëndetin e tij, sipas Trump "ishte një grusht shteti".

Ndryshimi i klimës

Për dy orë, dy miliarderët u shfaqën si dy shokë duke biseduar, pa kundërshtuar kurrë njëri-tjetrin.

Trump, bëri shaka për ndryshimin e klimës, duke shpjeguar se rritja e oqeaneve do të rezultojë në "më shumë prona buzë plazhit".

Gjë që nuk e pengoi atë të lavdëronte makinat elektrike Tesla të prodhuara nga bashkëbiseduesi i tij, të cilat i dukeshin "të pabesueshme".

Trump shfrytëzoi rastin për të promovuar marrëdhëniet e tij me liderë autoritarë si presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

"Unë mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë rrezikun e një lufte të tretë botërore," shtoi zoti Musk.

Kandidimi?

Musk dukej se po kandidonte për një pozicion nën një administratë e ardhshme të Trump, duke shpjeguar se ai do të dëshironte të shërbente në një komision që "do të sigurohej që dollarët e taksapaguesve të shpenzohen me mençuri".

Një perspektivë tërheqëse për ish-presidentin, i cili e përgëzoi zotin Musk për valët e pushimeve nga puna që vendosi në X.

“Ju jeni reduktuesi më i mirë i kostos,” komplimentoi ai.

Musk përfundoi intervistn e tij duke u shprehur se Trump sht kandidati i duhur pr t fituar zgjedhjet n Amerik:

"Unë mendoj se jemi në një pikë kthese në fatin e qytetërimit dhe mendoj se duhet të marrim rrugën e duhur," i tha ai zotit Trump. "Dhe unë mendoj se ju jeni rruga e drejtë."

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: