BOTA /

Trump “shënjestron” Evropën: Do të duhet të paguajë tarifa për SHBA

Ashtu siç pritej, Presidenti Trump vuri nën shënjestër Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet e BE-së në mënyrë që Trump t’i përdorë për të ulur borxhin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkruar nga Versus

Trump “shënjestron” Evropën: Do të duhet të

Sikurse e kishte paralajmëruar edhe në deklaratat të tjera publike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë sërish thirrje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që vendet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin në sektorin e mbrotjes, duke ju kërkuar që të paguajnë jo më pak 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

"Sot disa vende nuk paguajnë as 2% të PBB-së. Është koha që të gjithë të kontribuojnë në nivelin e duhur për të mbështetur Aleancën," deklaroi Trump.

Ashtu siç pritej, Presidenti Trump vuri nën shënjestër Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave për vendet e BE-së në mënyrë që Trump t’i përdorë për të ulur borxhin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Europa do të duhet të paguajë tarifa, dhe këto të ardhura do të përdoren për të ulur borxhin publik të SHBA-së," tha ai.

Teksa kritikat ndaj aleatëve të Trump po vijojnë me shpalljen e epokës së tij të re, Donald Trump ka si synim ruajtjen e interesave të SHBA. /Versus.al/   

Poll