BOTA /

Trump thotë se ka marrëveshje paqeje, Rusia bombardon Kievin! 9 të vdekur dhe 60 të plagosur

Pesë lagje në të gjithë Kievin pësuan dëme në sulmin që është ndër më vdekjeprurësit në kryeqytet në luftën trevjeçare.

Shkruar nga Versus
Trump thotë se ka marrëveshje paqeje, Rusia bombardon Kievin! 9
Bombardimet në Kiev

Ukrainë- Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur në një sulm masiv me raketa ndaj Kievit. Ky është një ndër sulmet më vdekjeprurëse ndaj kryeqytetit që prej nisjes së luftës 3 vjeçare.

Autoritetet ukrainase lëshuan një alarm për një sulm me raketa, dhe u dëgjuan shpërthime në të gjithë kryeqytetin herët të enjten.

“Rusia ka nisur një sulm masiv të kombinuar ndaj Kievit”, tha shërbimi shtetëror i emergjencës i Ukrainës.

Gjashtë prej personve të plagosur janë fëmijë.  Pesë lagje në të gjithë kryeqytetin pësuan dëme, duke përfshirë zjarre në garazhe dhe ndërtesa administrative që janë shuar. Shërbimi shtetëror i emergjencës tha se sulmi dëmtoi gjithashtu ndërtesa banimi.

“Kërkimi për njerëzit nën rrënoja është duke u zhvilluar ende”, thuhet në njoftim.

Sulmet vijnë në një moment kur ka përpjekje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur paqe mes dy vendeve duke i dhënë fund luftës. Por, pavarësisht deklaratave të presidentit Donald Trump i cili shprehej i bindur se mund të arrijë një marrëveshje dhe se Rusia është dakord të ulet në tryezën e bisedimeve, rusët nga ana tjetër duket se po luajnë në mënyrë të dyfishtë, duke mos dobësuar për asnjë moment presionin ndaj ukrainasve me bombardime të vazhdueshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: