BOTA /

Trump ‘thumbon’ Erdoganin: Ai di për zgjedhjet e manipuluara më shumë se kushdo

Shkruar nga Versus

Trump ‘thumbon’ Erdoganin: Ai di për zgjedhjet e manipuluara

Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me të cilin foli për situatën në rajonin e Lindjes së Mesme. Duke e përshkruar Erdoganin si person me ndikim të fortë në rajon, Trump në një moment teksa po fliste për miqësinë e tyre pati një çast që u duk si ironi për Erdoganin lidhur me zgjedhjet e manipuluara.

‘’Kemi qenë shokë për një kohë të gjatë. Edhe për 4 vitet kur isha në ekzil (nuk isha president), e ke parasysh zgjedhje të manipuluara? Ai në fakt di për zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo. Por kur isha në ekzil, ishim shokë të mirë. është një mënyrë e mirë për të testuar një miqësi’’- tha Trump në një deklaratë që u duk më së shumti si ironi për presidentin turk.

 

Më herët, u bë me dije se në takimin e tyre ata kanë rënë dakord për të bërë përpjekje më të shumta për t’i dhënë fund luftës në Gaza, teksa Trump i kërkoi Erdoganit të mos e blinte më naftën ruse. Versus.al

Poll