Donald Trump pritet që të udhëtojë nesër drejt Lindjes së Mesme ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit. Ceremonia do të mbahet në Egjipt duke i dhënë fund luftës 2 vjeçare të përgjakshme që solli dhjetëra mijëra viktima.
Fillimsht është planifikuar që presidenti i SHBA të vizitojë Izraelin, ku është planifikuar një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe një fjalim në Knesset, parlamentin e Izraelit.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, Trump ka të ngjarë të takohet me familjet e pengjeve, ndërsa mediat egjiptiane raportojnë se po bëhen përgatitje për të pritur presidentin amerikan.
Ndryshe, udhëtimi i planifikuar i Trumpit në Lindjen e Mesme vjen pas njoftimit të tij të enjten në mëngjes se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.
Marrëveshja u bë publike pas negociatave të gjata në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, së bashku me ndërmjetës nga Katari dhe Egjipti, e shtynë Izraelin dhe Hamasin drejt një armëpushimi.
Trump do të pritet në Qytetin e Kuq të Sharm El Sheikh nga presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi për të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi së bashku me garantuesit e tjerë të marrëveshjes së paqes në Gaza. Versus.al







