BOTA /

Trump zgjedh ish-kryeministrin britanik për të drejtuar Gazën pas lufte

Shkruar nga Versus
Trump zgjedh ish-kryeministrin britanik për të drejtuar Gazën pas
Tony Blair

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të emërojë ish-kryeministrin britanik Tony Blair në krye të mekanizmit të qeverisjes së përkohshme në Rripin e Gazës për "ditën pas" luftës.

Blair ka punuar prej kohësh prapa skenave dhe është i përfshirë me të dërguarin special të Trump, Steve Whitcoff, dhe dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, në zhvillimin e ideve për rindërtimin e Gazës. Ndërsa për njëfarë periudhe Blair ka mbajtur edhe postin e këshilltarit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, kanë mbërritur në hotelin e Nju Jorkut ku po qëndron kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili do të mbajë një fjalim nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mediat izraelite raportuan se Netanyahu mbërriti në Shtetet e Bashkuara disa orë më parë. Versus.al

 

Poll