Të dy do të diskutojnë për fatin e luftës në Ukrainë. Një takim ky i shumëpritur dhe kamerat e gjithë botës ndodhen sot në Alaskë.
Avioni i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, u ul në aeroport rreth orës 20:55. Aty e priste Presidenti amerikan Donald Trump, avioni presidencial i të cilit zbarkoi rreth 30 minuta më herët, rreth orës 20:20.
Trump dhe Putin do të takohen fillimisht në shkallët e avionit në aeroport.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se Presidenti Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Më pas, në orën 21:00, dy Presidentët do të futen në një takim me dyer të mbyllura ‘kokë më kokë’ vetëm në praninë e përkthyesve.
Kremlini ka thënë se takimi mund të zgjasë rreth 7 orë, ndërsa Presidenti amerikan është shprehur se kohëzgjatja do të duket nga diskutimi pozitiv ose jo.
Biseda mes të dyve do të pasohet nga një takim mes delegacioneve amerikane dhe ruse, e më pas një drekë pune.







