BOTA /

U dënua me 1 vit burg, KQZ e Bosnjës i heq mandatin Dodikut

Shkruar nga Versus

U dënua me 1 vit burg, KQZ e Bosnjës i heq mandatin Dodikut

Bosnjë Hercegovinë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë një mbledhje të mbajtur në Sarajevë ditën e sotme ka miratuar vendimin për t’i hequr mandatin e presidentit Milorad Dodikut.

Heqja e mandatit vjen pasi gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve të tjera publike në vend. Mandati do të hiqet Dodikut pasi të përfundojë afati i apelimit të vendimit.

Ky apelim mund të dorëzohet në gjykatën e Apelit brenda dy ditëve në përputhje me ligjin zgjedhor të Bosnjës.  Pas kësaj pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026. Këto zhvillime kanë sjellë edhe reagimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se Serbia po përballet me një presion shumë të madh nga ndërkombëtarët. Versus.al

Poll