BOTA /

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Joe Biden: Unë dhe Jill jemi mësuar të jemi të fortë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas një fotoje me bashkëshorten, Jill Biden, ish çifti presidencial shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë që kur lajmi u bë publik.

Shkruar nga Versus
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Joe Biden: Unë dhe
Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar nga zyra e tij se është diagnostikuar me kancer në prostatë.

Në një postim në rrjetet sociale, Biden ndau një foto së bashku me bashkëshorten e tij, Jill Biden, duke shprehur mirënjohje të thellë për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë nga qytetarët dhe mbështetësit pas publikimit të lajmit.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atje ku jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje”, shkruan Biden.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joe Biden (@joebiden)

Poll