
Dëshmitë e reja që pritet të zbardhin detaje mbi ekzistencën e qenieve jashtëtokësore kanë marrë edhe më shumë vëmendje me hetimet e rihapura së fundmi për vdekjen e një ish-anëtari të forcave ajrore të SHBA më 12 maj të 2024-ës, vetëm pak javë para se të dëshmonte në Kongres lidhur me UFO-t.
Asokohe Matthew James Sullivan u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Virginia. Dyshohet se shkak për humbjen e jetës është bërë një mbidozë droge nga ilaçe të shumta. Midis substancave që thuhet se u gjetën në sistemin e Sullivan ishin Xanax, një ilaç kundër ankthit; ciklobenzaprina, një relaksues muskujsh dhe alkool.
Republikani Erik Burlison tha se zyra e tij kontaktoi FBI-në për shkak të kohës së vdekjes së Sullivan.
Marik von Rennenkampff, një ish-analist i sigurisë kombëtare, tha se vdekja e Sullivan ngre shqetësime. Ai vuri në dukje se Sullivan i kishte dhënë informacion David Grusch, një ish-oficer i inteligjencës i cili ka pretenduar ekzistencën e një programi sekret qeveritar për të rikuperuar dhe studiuar objekte ajrore të paidentifikuara.
Sipas burimeve, ai mori pjesë në një program sekret të mbledhjes së mbeturinave të UFO-ve dhe dyshohet se kishte parë nga afër objekte fluturuese të paidentifikuara në posedim të qeverisë amerikane. Dëshmia e tij e ardhshme besohet se do të zbulonte informacione thelbësore rreth dekadave të operacioneve sekrete.
Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë kanë raportuar gjithashtu kërcënime. Ish-oficeri David Grusch i tha Kongresit se SHBA-të kanë UFO dhe “artefakte biologjike jo-njerëzore”, ndërsa zbuloi gjithashtu se ai mori kërcënime për jetën. Rasti Sullivan, i kombinuar me të tjerët, përforcon skenarët e një rrjeti të errët që rrethon programet sekrete dhe ngre pyetje të reja në lidhje me sigurinë e atyre që përpiqen të flasin publikisht. Versus.al

