BOTA /

‘’U kemi dhënë në duar një përbindësh’’, kryeministrja e Danimarkës: Telefoni ka shkaktuar ankth tek fëmijët

Shkruar nga Versus

‘’U kemi dhënë në duar një

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka propozuar së fundmi që shteti që ajo drejton të ndalojë përdorimin apo aksesin e të miturve në rrjetet sociale kur ata nuk kanë mbushur ende 15 vjeç.

Gjatë fjalës së saj në kuvendin danez, ajo tha se me qëllim që të komunikonin me familjarët, ata u kishin dhënë fëmijëve në duar ‘një përbindësh’ që po u shkaktonte ankth dhe depresion si kurrë më parë.

‘’94% e fëmijëve danezë në klasën e 7 kanë një profil në mediat sociale përpara se të mbushin 13 vjeç. Mendoj se në shumë mënyrë u thamë ‘po’ telefonave në jetën e fëmijëve me qëllim të mirë. Sepse ata mund të telefononin në shtëpi dhe të komunikonin me familjarët, ishte teknologji e re.

Por ne kemi çliruar një përbindësh. Në anën tjetër kurrë më parë nuk kemi patur kaq shumë fëmijë dhe aq të rinj që vuajnë nga ankthi dhe depresioni siç vuajnë tani.

Dhe shumë kanë vështirësi në lexim dhe në përqendrim. Shumë prej tyre shohin në ekran gjëra që asnjë fëmijë apo i ri s’duhet t’i shohë’’- u shpreh mes të tjerash Frederiksen. Versus.al

Poll